T O P

  • By -

loner-turtle

Ndihem në fakt dhe jam i frymëzuar për të nisur të bëj libra për foshnje me vizatime për historinë e Shqipërisë


rydolf_shabe

super ide e bukur shpresoje ta realizosh


dardaleci

A e bomi bashk projektin, se kam qef me të përkrah


Big_Flatworm_402

Oh shum mirë që po e përkrah. Nëse bëni diçka bashkë, duhet t'a dimë ne të Reddit të parët.


L0thario

Filloje dhe co linkun e kickstarter. S’duam veç llafe


Big_Flatworm_402

Atë thash dhe une, haha


Big_Flatworm_402

Pse jo? Unë të them të vërtetën kam menduar gjëra të tilla, por si gjithmonë pa sukses😔. Libra të tillë ju duhen fëmijëve shqiptarë që kanë lindur jashtë.


loner-turtle

Jashtë apo dhe brenda. Ke plot mundësi tashmë me veglat e inteligjencës artificiale s'ke nevojë të jesh piktor apo shkrimtar për t'i realizuar.


Big_Flatworm_402

Nuk ka më mirë dhe më bukur se origjinalja dhe e bëra me dorën tënde.


[deleted]

me then te drejten skam shume qe ka emigruar po malli per shqiprine me ka marre si dreqi, se sado keq te jete vendi (qe ankohemi ne jopo ska shtet jopo ska kushte jopo korrupsioni) si vendi jot ska. nuk largohet njeri me qef nga atdheu po syt mbrapa jane, kushedi ndoshta kthehemi.. sa per kto festat ndihem ca me patriote tani, te ngrohet shpirti me kte gezim


Sad-Trouble3636

Ore ne duhet ta bejm shqiperine... nese se bejme ne do ikin shume e shume te tjere


[deleted]

po mir mo kontributi jepet ne shume forma, si dihet jetes


Big_Flatworm_402

Edhe une s'kam shumë që kam emigruar. Një muaj e gjysmë por prapë mendjen në Shqipëri e kam


havooocc

Se paske nis mir


Big_Flatworm_402

Ça ti bëjmë 😔🙏


airobot2017

Ndjej vetem zhgenjim qe mundesia per te jetuar me mire ishte jashte Shqiperise.


skanderbeg_al

Është ndjesi e mirë. Nuk jam më patriot se më parë por padyshim që më mungon më shumë se ditët e tjera edhe pse vij goxha shpesh. Kam blerë ca qerasje për kolegët e punës dhe janë kuriozë se pse (zakonisht këtu qeraset për ditëlindje po mua nuk më pëlqen prandaj sot e kam ditë të shënuar). Më vonë do takoj disa djem dhe vajza shqiptare shumë të mirë që i takoj shpesh gjithsesi. Sot është më tepër simbolike!


lilu3698

Sa ide e bukur kjo qe po qeras koleget!


[deleted]

[удалено]


Big_Flatworm_402

😔 shpresoj shumë që një ditë të gjithë të kthehemi në shtëpi


alb11alb

E degjoj shpesh shprehjen "vendi im me trajtoi keq". E para eshte se nuk ka ber dallime, njelloj me trajton dhe mua qe jam ketu prap sme ka shkuar ne mendje kurre mie gje e tille sepse eshte e vertet ajo pika c qe ke shkruar. Por nuk eshte rastesi ajo pika c, ndodh se i vem ne ata maskarenjt ne pushtet. Kur them ne nuk them une edhe ti por shoket, kushurinjt apo bashkatdhetaret. Nuk eshte rastesi. Me shume me duket si thenie per te justifikiar largimin, por nqs ke ik ske ik nga ajo por per veten tende per rroge me te lart sic po leviz gjith dynjaja per nje mundesi me shume se fundja cdokush do me mire. Pyetja ime eshte. Nqs ty ai vend qe te ka prit dhe te ka ofruar keto gjera qe vendi jot nuk ti dha, ca do besh po nuk ti ofroi me?! Se bota keshtu funksionon me stade dhe cikle. Do ndihesh si me vendin tend qe te trajtoi keq pasi te perdori kur kishte nevoje?


[deleted]

sa pa sens qe kjo e fundit qe the. njeriu si specie eshte gjithmone ne kerkim te me te mires, keq a mir nuk kenaqet kurr. nese dhe ai shtet ku personi ne fjal ka emigruar pas njefar kohe nuk ja plotson me ato kushte qe shqipria jo e jo sja plotsoi, do levize ne kerkim te nje jetese me te mire.


sanandrea8080

Hiq paragrafin e fundit jam 100% dakort me ty. Une kam ikur vete, po nuk ia hedh fajin Shqiperise apo politikaneve aty, por fajin e kam vete qe vendosa te ik - dy here (pasi tentova ta provoj e njeher Shqiperine). Nqs ne te rrinjte dorezohemi e themi fajin e ka vendi tone qe na trajtoi keq, ska per tu bere me ai vend. Kush do ti heqe ata politikane? Kush do e drejtoje vendin? Nqs mendon per veten e te miren tende zgjidhja me e lehte eshte te ikesh. Nqs kthehesh e ben per ideal, te pakte jane ata qe kthehen per prosperitet me te larte. Ndoshta jemi vend fare i vogel e i paperfillshem dhe historia tone do na beje qe te merremi gjithmone neper kembe nga fqinjet, SHBA, dhe Evropa. Do perfundojme e ne si cifutet pa shtet pas nje fare kohe.


alb11alb

Paragrafi i fundit ishte pyetje. Nuk gjykoj zgjedhjet e njerzve thjesht sjam dakort me shprehjen e perdorur se sme duket e arsyeshme kaq ska asgje me shume. Pyetja ishte per te dal diku, te fakti qe asnje vend nuk ta ka per borxh te plotesoj endrrat por duhet te punosh fort ti realizosh dhe ne Shqiperi e njejta gje. Sistemi shfrytezohet per te arrit qellimet, por jo ne menyre te padrejt per mendimin tim sic e ben shumica dhe detyrimisht eshte me e veshtire ne menyren e drejt por ka me pak pune nga anet e tjera. Fakti qe Shqipëria eshte boshatisur ben qe mos te ket me Shqiperi dhe kjo eshte fakt sot. Dhe duhet te vish kur ska festa ta kuptosh se si eshte ber. Jo se po/do vuajn robt per buk se lek ka plot por ata qe mbase kthehen nuk ka shanc ta gjejn shoqerin si e lan dhe do ndihen te ngecur. Ne jemi popull qe duam mardhenie shoqerore por ketu ngaqe kan ik rinia eshte ber si perendim qe se rruan me njeri do e pish nje kafe vetem se ashtu kan vajt punet. Se une jam i sigurt qe 80% e atyre qe kan ik jo shtepi nuk blejn dot andej por dhe pensionet as per buk nuk do i dalin se kan ik vone, jo pa letra nje periudh etj nuk marrin tamam. Eshte me te vertet per te ardhur keq qe i lam keta maskarenj te na marrin neper kembe dhe se morem dot fatin ne dore mos te shkonte deri ketu.


gordon-gecko

“qe vendi im me trajtoi me keq se vendi i huaj” Me vjen keq qe ca njerez si puna jote jane kaq te dobet. vendi jot eshte me mire pa ty gjithsesi


PrettyInfluence3594

Ndihemi si ne festen e flamurit. Me shprese qe Shqiperia nje dite te jete vend pak me i mire, qe pse jo te kthemi shume shpejt.


RepulsiveFisherman58

Qe te kthehesh kur shqiperia te jet vend me i mir ?????? Nena jote eshte e semure si i thua ti nene un do vij te rrij me ty mbasi ti te sherohesh ???? Nenes po nuk i sherbeve dhe po nuk u perkujdese per te ajo kurr nuk mund te sherohet vet.


PrettyInfluence3594

Mire e mire se nuk eshte kaq e thelle ceshtja , se nena Shqiperi ka 2,8 milion femije qe e mbajne. Une spres te behet Shqiperia Norvegji, po te pakten ti japin miletit 200-250€ pension.


Big_Flatworm_402

🥹🙏


Accomplished_Lab9274

Perzierje ndiesish keqardhje qe sje te gezosh me njerzit e tu keqardhje qe cdo gje duhet ta shohesh nga telefoni keqardhje qe po bejm boten dhe jo vendin ton dhe shpres per tu kthyer sa me shpejt


Big_Flatworm_402

një ditë do të bëhet dhe Shqipëria


fajdexhiu

Ndjehem krenar dhe me pelqen qe mergimtaret kudo ne bote e festojne!


Big_Flatworm_402

Unë s'kam asnjë shqiptar këtu ku jam! 😔


skanderbeg_al

E vemë me bast që ka? :P Nuk e di ku je po jam i sigurtë që ka. Ndoshta nuk i njeh akoma, punë tjetër.


Big_Flatworm_402

Ndoshta


Away_Consequence4586

sjam ndonje patriot I madh. Por do doja te isha ne Shqiperi sot


lospii

Mixed feelings sot. na merr malli ngapak


Big_Flatworm_402

Njëjtë. 🥹. Shpresoj të shkosh në shtëpi sa më shpejt


kyiv_star

Nuk eshte feste pa parade me raleta dhe tanke


Routine_Personality3

Krenar dhe plot me optimizem. Sa mirë do ishte te mos kishim emigruar kurre. Pergjegjesine e kemi të gjith ne që 🇦🇱 te vazhdoje dhe të eci perpara. Pesimizmi dhe justifikimet ose ankimet nuk zgjedhin gjë. Kemi ecur shumë por besoj se kemi Edhe akoma me shumë per te arritur. Jemi ne rrugen e progresit dhe 🇦🇱+🇽🇰 do behen!!!


fj0r1

Patriot cdo dite e me shume. Mezi pres te mbaroj studimet e te kthehem ne Shqiperi. Ska si vendi yt. Jashte do jesh i huaj gjithmone.


rugatarga

Tlumt goja


Big_Flatworm_402

Ke fol si duhet


[deleted]

nqs se shqiptaret ndihen vertet patriota atehere le te bashkohemi te gjithe ta ndertojme Shqiperine, ne te kundertet keto patriotizmat nuk pine uje.


_orion_1897

Nuk jam emigrant me vete, por prindërit e mi janë. Me të thënë e vërtetën, me siguri sot është një ditë për të qënë krenar, po duke qënë se unë s'jam lindur dhe as rritur në Shqipëri nuk është se ka aq shumë rëndësi. Me siguri, nuk e ndjei si festën kombëtare italiane


AlbEagle893

Ika nga Shqipëria para 10 vitesh kur isha i vogël bashkë me familjen. Kam gjithmonë mall për at vend, mall për qytetin ku jam rrit, mall për me fol vetëm shqip jasht shtëpis. Gati 90% të rasteve që më merr malli dhe kujtohem për Shqipërinë, përlotohem dhe them me vedi "Ah pse nuk ndejtëm edhe do vite... Ah pse nuk pata mundësinë t'a përmirësoj atë vend sadopak..." 28-29 nëntori më sjellin lotë dhe krenari. Me zi ç'pres të kthehem kët verë, dhe verën pas ksaj, etj, etj. E të paktën të shpenzoj deri në 100% lekët e pushimeve.


Big_Flatworm_402

Më vjen keq që ndihesh kështu. Por duhet t'jesh i fortë o plak! Ndoshta, ben mega shum lek dhe vjen e jeton në Shqipëri. Hap biznesin tënd dhe i rrit fëmijët e tu në shtëpinë e vetë, Shqipëri.


AlbEagle893

Faleminderit. Ajo është ëndrra.


sdi0900180

U bera 15 vjet larg Shqiperise dhe me duket sikur kam ikur dje. Por sa me shpesh kthehem aq me e shkeputur ndihem fatkeqesisht. Per 28 Nentor zakonisht nxjerr nga dollapi nje shall stadiumi qe shkruan Albania dhe e vesh neper shpi, degjoj kenge paksa me patriotike dhe po kam nerva shoh Nentorin e Dyte. Gezuar Diten e Pavaresise!


Big_Flatworm_402

Ku ta shohim at filmin, për ne që s'ja kemi haberin se ku? Haha


sdi0900180

Lol ka gje qe nuk gjendet ne Youtube. https://youtu.be/5FtiZea3QYI?si=6PgI1lU2GAJ8IMvx


Big_Flatworm_402

Lol, thanks. YouTube do ishte vendi i fundit ku do kërkoja. Por faleminderit që e ndave me ne!


That-s_life

Nuk e vras shume mendjen te them te drejten per keto gjera. Por sa her shkoj ne shqiperi knaqem.


Pizevengu

Nuk jam emigrant. Por mendoj qe duhet te ndihemi krenare per vendin dhe shtetin tone cdo dite te vitit. Dhe ne fund te nentorit na takon te jemi falenderues qe parasrdhesit tane zgjodhen te veprojne ne vend qe te flisnin.


MataneMaleve

Dite e nate I frymzuar nga idealet e te pareve. Disave kjo ju duker karikaturale, por nuk me vret mendja - e ardhmja eshte te jemi bashke


Beautiful_Access_276

Ndihem keq qe se vras mendjen fare!


Professional_Pie4272

Nacionalizmi eshte kancer


Big_Flatworm_402

Nacionalizmi ≠ Patriotizmi


mrKolax

Patriotdhiku është konstant. Ndihem patriot e krenar si çdo ditë tjetër të jetës sime.


KojaKuqit

Me than se je patriot vetem sot, ku je edhe 364 dite tjera?


Big_Flatworm_402

Nuk thashë se sndihem patriot ditëve të tjera. Mos ja fut kot


Shaday35

Emigrantet jan ma shum nationalista se jo emigrantet.


[deleted]

ska me nacionalist se nje person qe qendron ne vendin e tij dhe sado, ndihmon te zhvillohet, mendimi im patjeter


Cautious-Passage-597

Me then te drejten as qe e rruaj….


Big_Flatworm_402

duket


anduel45

Shtet Chaos


Perfect_Tradition959

Ah kisha nje muaj qe po planifikoja festen dhe i mblodha shqipetaret ketu ku jam te gjithe bashke dhe pse kane hatermbetje me njeri tjetrin. Shqiperia eshte zemra ime, po nuk qe shqiperia nuk jam une, po nuk festova për vendin time eshte njelloj sikur mos te festoj per veten time dhe njeriun qe jam. Mezi pres te kthehem, se jeten do jap për vendin tim.